Ukraina

Ukraina i kërkon BE-së që t’i shtojë më shumë sanksione Rusisë

Ukraina i kërkoi Bashkimit Evropian të enjten të vendosë më shumë sanksione ndaj Moskës, pasi disa nga zyrtarët e lartë të bllokut vizituan Kievin.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kryesoi një delegacion zyrtarësh që premtuan ndihmë ushtarake, financiare dhe politike përpara përvjetorit të parë të pushtimit të 24 shkurtit, shkruan Reuters.

“Evropa ka qenë në krah të Ukrainës që nga dita e parë, sepse ne e dimë se e ardhmja e kontinentit tonë po shkruhet këtu… kjo është një luftë e demokracive kundër regjimeve autoritare,” tha von der Leyen në një konferencë për shtyp në Kiev. Ajo pati një takim me Presidentin Volodymyr Zelenskiy menjëherë pas mbërritjes së saj dhe të dy liderët do të mbajnë një samit të premten me Charles Michel, kryetar i 27 liderëve kombëtarë të BE-së.

Perëndimi shtoi premtimet për të ofruar më shumë armë në Ukrainë në janar.