Lajme
Ulet jetëgjatësia e zviceranëve për shkak të Covid-19
Studime të ndryshme kanë treguar një trend të qartë të shkurtimit të jetës. Në varësi të rajonit dhe grupmoshës, kjo mund të jetë deri në 15 vjet jete të humbur
Në Zvicër, jetëgjatësia mesatare e burrave është 82 vjet ndërsa e grave, 85 vjet. Por po të fokusohemi vetëm tek ata njerëz të cilët në vitin 2019 ishin tashmë 80 vjeç, jetëgjatësia rritet në 89 ose edhe mbi 90 vjet, shkruan srf.ch
“Këta njerëz i kanë mbijetuar atyre rreziqeve të vdekshmërisë që prekin kryesisht të rinjtë” thotë Murielle Bochud, kryemjeke në Unisanté në Lozanë, transmeton albinfo.ch.
“Ndërkaq koronavirusi, siç dihet, godet grupmoshën mbi 80 vjeç – veçanërisht ata njerëz që kanë sëmundje kronike”.
Sipas Bochud, është e vështirë të llogaritet se sa do të ndikojë Covid-19 në jetëgjatësinë e njerëzuve. Megjithatë, studime të ndryshme kanë treguar një trend të qartë të humbjes së viteve ose të shkurtimit të jetës, përcjell albinfo.ch. Në varësi të rajonit dhe grupmoshës, kjo mund të nënkuptojë deri në 15 vjet jete të humbur.
“Kjo do të thotë që koronavirusi nuk ka mbytur vetëm njerëzit që gjithsesi do të kishin vdekur më vonë. Njerëzit kanë humbur disa vjet jetë për shkak të infeksionit”. Dhe kështu, në mënyrë indirekte, Covid-19 ka ulur jetëgjatësinë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













