Lajme
Ulet numri i viktimave në Itali
Në Itali autoritetet informojnë se situata e përhapjes së Covid-19 shfaqet qartë se është drejt përmirësimit, edhe pse numri i viktimave që shënohet ditë pas dite mbetet preokupues.
Virusi vazhdon të qarkullojë, e masat e sigurisë së distancimit social do të vazhdojnë dhe pas nisjes së fazë 2 të heqjes së regjimit të izolimit.
Në Itali sot janë regjistruar 420 viktima në 24 orët e fundit e 3021 raste më shumë se një ditë më parë.
Numri aktual i personave të infektuar me koronavirus është 106 527, 321 më pak se dje, ndërsa numri i të infektuarve që nga nisja e pandemisë është 192 994.
Numri total i viktimave ka arritur 24 959.
Numri i të shëruarve është rritur më 2922 persona më shumë se një ditë më parë, e numri i përgjithshëm i tyre është 60 498.
Në repartet e terapisë intensive janë regjistruar 94 pacientë më pak, e numri i tyre ka zbritur në 2173,
Në Itali janë kryer deri më sot 1 642 356 tamponë ndaj 1 147 850 personave.
E-Diaspora
-
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri do të organizojë simpoziumin e radhës shkencor Shoqata fton të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për komunitetin... -
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës -
Samiti i Diasporës Shqiptare merr vëmendje globale: Mesazh nga ‘Times Square’ për lidhjen me atdheun -
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sistemi automatik i tarifave do të testohet në transportin publik zviceran Një sistem i ri i quajtur ‘Bibo’ synon të thjeshtojë udhëtimin me transportin publik në Zvicër.... -
Prof. dr. Florim Cuculi ligjëron për sëmundjet kardiovaskulare për komunitetin shqiptar në Lozanë -
Sot fillon Samiti i Katërt i Diasporës -
Të rinjtë rekrutohen përmes Snapchat për të vjedhur makina luksoze në Zvicër -
Zvicra po bëhet gjithnjë më e dendur, ndërsa Evropa po zbrazet














