Kosova
Uliks Gjonaj, shqiptari nga Gjakova në Njësinë Speciale të Amerikës
Vetë emri i tij simbolizon trimërinë, zgjuarsinë, guximin dhe dashurinë e përjetshme.
Ai është Uliksi, shqiptari i vetëm në botë që stërvit ushtritë dhe policitë më të fuqishme në SHBA e Evropë, transmeton albinfo.ch.
Uliks Gjonaj ka lindur në Plankqor të Gjakovës. Me punë dhe përkushtim, ai arriti të bëhet instruktori i vetëm i instruktorëve, jo vetëm në Evropë, por edhe në SHBA.
Uliks Gjonaj është emër i njohur edhe për policinë zvicerane. Kohë më parë ai ua mësoi instruktorëve zviceranë metodat më të reja të arteve marciale.
Gjonaj është instruktor ndërkombëtar i licencuar për stërvitjen e instruktorëve policorë me metodat më të reja të arteve marciale «Commando Krav Maga».
Në Las Vegas ai ka specializuar për lufën kundër terorrizmit. «Atje kam mësuar metodat e ndërhyjres së shpejtë në një qendër që kërcënohet nga terorrizmi», tregon Gjonaj. Ai është anëtar i policisë ndërkombëtare dhe mban me vete kartelën e policisë, të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo ndryshe njihet si International Police Assocation (IPA).
Në Amerikë ai tashmë ka stërvitur me mijëra instruktorë të policisë amerikane. Instruktori Gjonaj ka trajnuar po ashtu policinë zvicerane, austriake, shqiptare ukrainase dhe shumë policë të shteteve të tjera.
Fjalëpak, i qetë, modest e me rrënjë arbërore, ai sakaq u bë shqiptari më i dëgjuar i botës, duke e bërë krenar tërë kombin. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026











