Të tjera
Unioni Evropian i Xhudos i kushton shkrim të veçantë Distria Krasniqit
Unioni Evropian i Xhudos i ka kushtuar një shkrim special Distria Krasniqit
Xhudistja jonë shënoi sukses të madh në Lojërat Olimpike të Tokios, duke fituar medaljen e artë, derisa në javën e kaluar arriti të shpallej edhe si xhudistja më e mirë në botë.
Po ashtu, Distria po e mbyll këtë vit si xhudistja me më së shumti pikë të grumbulluara, dhe për suksesin e saj Unioni Evropian i Xhudos i ka kushtuar një shkrim të veçantë:
Pas një viti të bujshëm në xhudo, rikthimi në një turne të plotë, duke parë kampionatet evropiane dhe botërore në rrjedhë të plotë si dhe lojërat olimpike të shumëpritura në shtëpinë e xhudos, sigurisht që do të jetë një gjë për t’u mbajtur mend dhe tani edhe më shumë për atletët që hyjnë në vitin 2022 në vendin e parë.
Arritja e pozitës numër një të renditjes në botë nuk është e lehtë, por Evropa mund të mburret me 14/11 në këtë vend.
Numërimi mbrapsht për vitin e ri ka nisur për Distria Krasniqin e Kosovës. Në moshën 26-vjeçare, ajo mund të festojë vitin 2021 si ‘vitin e saj’, duke grumbulluar 6820 pikë deri në fund të tij, pas medaljes së artë olimpike nuk është asgjë më pak se e pabesueshme.
“Ndihem shumë e lumtur dhe krenare për veten që përfundova këtë vit si kampione olimpik dhe numër një në renditjen botërore, është një ndjenjë e mrekullueshme që puna e palodhur më në fund dha rezultat”.
Edhe pse garoi në kategorinë nën -48 kg WRL # 1 mori titujt e saj Olimpik, Evropian dhe Masters në, ajo tashmë ka bërë kalimin në -52 kg gjatë Grand Slamit në Baku, duke testuar vetën dhe ka performuar në garat për medalje. Krasniqi u bashkohet bashkëlojtareve të saj dhe kampioneve olimpike si Majlinda KELMENDI (2016) dhe Nora GJAKOVA (2021) në listën e heroinave të Kosovës.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














