Kosova
Universitetet publike në Kosovë, 42 programe më pak
Rektorët e universiteteve publike kanë paralajmëruar grevë dhe protesta nëse deri më 28 janar nuk shkarkohet Këshilli Shtetëror i Cilësisë, pasi ata kanë shprehur pakënaqësi me vendimet që këshilli i ka marrë së fundi për programet studimore.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Komisionit parlamentar për arsim, rektorët kanë thënë se bordi në mënyrë të jashtëligjshme ua tërhoqi akreditimet e programeve, të cilat kishin akreditim edhe për një kohë të gjatë.
Rektori i UP-së, Marjan Dema, ka thënë se KSHC-ja i mori vendimet ad-hoc, pa bërë fare monitorim vlerësues të këtyre programeve. Rektorët kanë shprehur dyshime se qëllimi i këtyre vendimeve të KSHC-së është që të mbyllen universitetet publike të themeluara pas luftës.
Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka marrë vendim për mbylljen e 42 programeve në këto universitete. Për këtë vendim, në Komisionin parlamentar për arsim të premten pritet të raportojnë anëtarët e Bordit të Agjencisë së Akreditimit.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau













