Lajme
Universitetet zvicerane do të rishikojnë bashkëpunimin me universitetet ruse
Universitetet zvicerane duhet të rishqyrtojnë bashkëpunimet e tyre shkencore me universitetet në Rusi dhe t’i pezullojnë ato nëse është e nevojshme, tha organi ombrellë i sektorit, përcjell albinfo.ch.
“Kur marrëveshjet politike dhe rregullat e diplomacisë anashkalohen në mënyrë të njëanshme, shumë fusha në shkencë mbeten të lidhura përmes një kuptimi të përbashkët të lirisë shkencore dhe integritetit akademik. Ky bashkëpunim shkencor nuk duhet të shërbejë për të mbështetur politikën agresive të qeverisë ruse, e cila me këtë luftë agresioni shkel parimet themelore të të drejtave të njeriut, të drejtën ndërkombëtare dhe vlerat themelore evropiane”, thuhet në një deklaratë të universiteteve zvicerane të mërkurën.
“Në këtë kuptim, Bordi i universiteteve zvicerane rekomandon që universitetet zvicerane të rishikojnë bashkëpunimet e tyre shkencore me universitetet në Rusi dhe t’i pezullojnë ato aty ku ekziston një rrezik i tillë”, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij Loriani e ka nisur vitin 2026 me këmbë të mbarë, duke triumfuar në turneun ndërkombëtar në... -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj












