E-Diaspora
UPSH: Për një ditë dy aktivitete në Gjenevë
Prej vitesh UPSH jep këshilla dhe shoqëron mërgimtarët e interesuar në përçapjet ttyre për t’u shkolluar dhe profesionalizuar.
Më 7 nëntor 2015, nga ora 13.00 deri në 14.00, në Palexpo, UPSH shoqëron një grup shqiptarësh të interesuar mbi arsimin, shkollimin profesional, njohjen e diplomave dhe marrjen e zanatit në ekspozitën më të madhe kombëtare Zvicerane mbi arsimin dhe profesionalizimin.
Në këtë ekspozitë të organizuar nga OFPC ( Zyra kantonale për shkollim dhe profesionalizim) grupi do të shoqërohet nga një psikologe profesioniste e OFPC që do t’i japë të gjitha shpjegimet e nevojshme në gjuhën shqipe.
Mos e humbni rastin të përfitoni nga kjo ditë informimi. Të intersuarit mund të regjistrohen deri të premten 6 nëntor, ora 12, në adresën: [email protected]
Në kuadrin e aktiviteteve të mbajtjes gjallë të shpirtit krijues dhe vlerave kulturore shqiptare, si pjesë e përkatësisë dhe e rrënjëve tona, UPSH organizon më 7 nëntor 2015, nga ora 18, mbrëmje letrare me autorin Shaip Beqiri. Do të jenë të pranishëm edhe Rapsodët e Gjenevës si dhe recituesja Nerxhivane Ferati.
Ju ftojmë të merrni pjesë edhe në aperitivin e shtruar me këtë rast.
Të tjera informacione:
Më datë 7 nëntor shfaqet filmi Babai, në kuadër të festivalit të filmit ndërkombëtar të Gjenevës. Ky film ka marrë çmimin Europa Cinemas Label Award dhe The Best Director Award në festivalin ndërkombëtar të filmit në Karlovy Vary. Ai flet për realitetet e tmerrshme të përjetuara nga shqiptarët në vitet ’90 në Kosovë
http://www.tous-ecrans.com/2015/site/fr/programme&id=205560
Përfitoj nga rasti t‘ju njoftoj se në kuadrin e javës së feve, Platforma Ndërfetare e Gjenevës, në bashkëpunim me qëndrën Dituria organizon pasditen e dyerve të hapura të xhamisë në Plan les Ouates, të dielën më datë 8 nëntor.
Kemi kënaqësinë t’ju shohim në një nga këto aktivitete
Me respekt
Albana Krasniqi Malaj
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit07 Nëntor 2015
- Ora13:00
- LokacioniGjenevë
- Data e përfundimit22 Korrik 2026 - 10:35
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it I riu shqiptar nga Kosova kurorëzon me sukses doktoraturën në Austri, duke u renditur ndër doktorët... -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg










