Bota
Ura e Londrës shënon 125-vjetorin e saj
Ikonikja “London Tower Bridge” feston 125-vjetorin. Monumenti i njohur në gjithë globin, që hapet dhe mbyllet për anijet e mëdha që kalojnë në Temzë, është bërë një nga simbolet e kryeqytetit britanik.
Kryevepra e stilit të kështjellave si në përralla, ishte vetëm një nga 50 projektet që u morën në shqyrtim, për të ezauruar nevojën për një urë të re mbi lumë, që do të lejonte anijet e mëdha në atë që ishte porti më i frekuentuar i botës.
Historianët kujtojnë se asokohe kishte një seri projektesh të çuditshme dhe të mrekullueshme, ide me të vërtetë krijuese. Por, ai i urës aktuale ishte dukshëm më i përshtatshmi.
Në fundjavën e përvjetorit disa nga ato projekte alternative janë rikrijuar për t’u ekspozuar mbi urë për kalimtarët.
Aktorë në kostume viktoriane po ashtu do të shihen mbi të, bashkë me punëtorë, inxhinierë dhe urëndërtuesit e kohës. 12 koncerte janë planifikuar po ashtu.
Për ndërtimin e urës u deshën tetë vjet dhe ajo u hap më 30 qershor 1894 nga mbreti Eduartd VII dhe Mbretëresha Aleksandra. Ura kushtoi 1.6 milionë stërlina, ose 250 milionë dollarë në vlerën e sotme.
Sot, ura hapet rreth 850 herë në vit, kryesisht për anijet e turistëve që duhet të njoftojnë 24 orë më parë. Një total prej 865 mijë njerëzish e vizituan urën më 2018, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa













