Kosova
“Urdhri i Lirisë” për pilotin që ishte pjesë e bombardimeve të NATO-s
Në emër të presidentit Hashim Thaçi, komandanti i FSK-së Rrahman Rama ia ndau sot çmimin shefit të shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-së
Piloti që ishte pjesë e bombardimeve të NATO-s në Kosovë dekorohet me “Urdhrin e Lirisë”.
Piloti i bombardimeve të NATO-s, David Goldfein, është dekoruar me “Urdhrin e Lirisë”.
Në emër të presidentit Hashim Thaçi, komandanti i FSK-së Rrahman Rama ia ndau sot çmimin shefit të shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-së.
Rama ka falënderuar Golfeinin për sakrificën në mbrojtje të vlerave demokratike dhe humane gjatë luftës në Kosovë.
Rama më tutje ka thënë se “populli i Kosovës do t’i jetë mirënjohës përgjithmonë popullit dhe Ushtrisë Amerikane”.
Tash gjenerali Goldfein, ishte pilot që kishte marrë pjesë në bombardimet e NATO-s gjatë luftës në Kosovë. Ai i pati mbijetuar rrëzimit të aeroplanit luftarak i cili ishte goditur nga Ushtria e ish-Jugosllavisë (Federata Serbi-Mali i Zi) gjatë fushatës së NATO-s në vitin 1999.
Sipas njoftimit të MFSK-së gjeneralët Rama e Goldfein biseduan për nevojën e bashkëpunimit në të ardhmen, krijimin e mundësive për pjesëmarrje të kadetëve të FSK-së në Akademinë e Forcave Ajrore Amerikane, trajnimet kibernetike si dhe për fushat tjera me rëndësi për FSK- në.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër Në vitet e fundit, vjedhjet e makinave luksoze janë rritur ndjeshëm në Zvicër. Rrjetet kriminale përdorin... -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard











