Maqedonia
Urime! Reagimet pas votës pro të parlamentit të Maqedonisë
Me entuziazëm reagojnë Bashkimi Europian dhe Greqia pasi Parlamenti i Maqedonisë hapi rrugën për ndryshimin e emrit të vendit. Me një shumicë të ngushtë prej dy të tretash u vendos në Shkup për ndryshimet kushtetuese, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.
Athina e përdori për gati tre dekada me radhë si mjet presioni çështjen e emrit duke bllokuar integrimin e Maqedonisë në BE dhe anëtarësimin e saj në NATO. Ujdia e arritur për ndryshimin e emrit, e njohur si Marrëveshja e Prespës, kishte rëndësi të veçantë për Maqedoninë për të parë drejt së ardhmes, por edhe për Greqinë që has po ashtu me rezistencë në vend. Tani me votën e parlamentit maqedonas për ndryshimin e kushtetutës, vendi fqinj reagon duke e përshëndetur atë. “Hapi i parë i madh për hyrjen në fuqi të marrëveshjes është bërë”, shkroi në twitter zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos.
Aleksis Tsipras, kryeministri grek u tregua entuziast pas votës pro në Shkup. “Urime miku im Zaev!” shkroi në twitter Aleksis Tsipras.
“Ky është një hap i rëndësishëm për të ardhmen në paqe dhe prosperitet të vendeve tona”.
Reagime pozitive nga BE
Edhe nga BE vijnë përgëzime për hapin e rëndësishëm të parlamentit të Maqedonisë. Kreu i Këshillit të BE, Donald Tusk e uroi Shkupin për këtë vendim. “Një zë, një hap i rëndësishëm në drejtim të vendit që ju takon në bashkësinë tonë transatlantike”, shkroi Tusk në gjuhën maqedonase në Twitter, shkruan DW përcjell Albinfo.ch
Edhe e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini e cilësoi votën e parlamentit si “hap shumë të rëndësishëm” për zbatimin e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë- Në një deklaratë të publikuar në Bruksel, thuhet, se tani pritet të punohet shpejt, që të bëhen ndryshimet kushtetuese. “Ky është vërtet një rast unik,për ta çuar përpara vendin në rrugën europiane si edhe për pajtimin rajonal.”
Zgjidhja e një konflikti të vjetër ka kërkuar “guxim politik” thuhet nga Brukseli. Ndërsa eurokomisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn e cilësoi hapin e marrë nga parlamenti maqedonas si “një ditë të jashtëzakonshme për demokracinë”.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij











