E-Diaspora
Ushqime tradicionale për shqiptarët në Bruksel
Më 26-27 nëntor “Ditët e Kulinarisë shqiptare në Bruksel”
Tradita shqiptare e kulinarisë udhëton drejt Belgjikës për një aktivitet të veçantë.
Në datat 26-27 nëntor në Bruksel do të zhvillohet panairi “Ditët e Kulinarisë shqiptare në Bruksel”.
Në këtë nismë që vjen si një bashkëpunim i Agjencisë Kombëtarë të Diasporës me “Institutin Kulinar Neranxi”, do të jetë i pranishëm edhe ministri i Shtetit për Diasporën e Shqipërisë, Pandeli Majko, transmeton “ATSH”.
E veçanta e këtij aktiviteti është autobusi lëvizës, i cili ka nisur dje udhëtimin drejt sheshit “Place du Luxembourg”, ku edhe do të zhvillohet aktiviteti.
Përgjatë këtyre dy ditëve të gjithë shqiptarët, por edhe qytetarë të tjerë të Brukselit, do të kenë mundësinë të shijojnë produktet tipike tradicionale shqiptare, përcjell albinfo.ch.
“Dita e Kulinarisë” përpos promovimit të produkteve dhe recetave shqiptare në Diasporë, si një nga elementet për ruajtjen e identitetit kombëtar, ka për qëllim të nxisë shkëmbimin e kulturave gastronomike dhe bashkëpunimit me kompani të vendit pritës të Diasporës Shqiptare.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














