Lajme
Ushtria e SHBA-së konfirmon dërgimin e ri të ndihmës ajrore në Gaza
Përderisa Izraeli e ka bllokuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara nga dërgimi i ndihmave në Gazën veriore nëpërmjet kalimeve tokësore thelbësore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar një lëshim të ri ajror të ndihmave mbi këtë zonë, në bashkëpunim me forcat ajrore jordaneze, transmeton albinfo.ch.
Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se përdori një aeroplan mallrash ushtarak C-130 për të hedhur 13 mijë e 080 ekuivalente vaktesh, duke përfshirë oriz, miell, qumësht, makarona dhe ushqime të konservuara.
Sipas njoftimit, fluturimet me ndihma do të vazhdojnë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










