Kosova
Ushtria e SHBA-së, më e fuqishmja në botë: ku renditen ushtritë e Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë
SHBA-ja ka ushtrinë më të fortë në botë, ndërsa Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria gjenden më poshtë në renditjen e raportit të fundit të portalit “Global Firepower” për vitin 2024
Lista e portalit “Global Firepower” rendit gjithsej 145 vende dhe territore në bazë të fuqisë së tyre ushtarake dhe faktorë të ndryshëm janë marrë parasysh gjatë krijimit të listës, përcjell albinfo.ch.
Maqedonia e Veriut si antëtare e NATO-s, sipas Global Firepower renditet në vendin e 110 për nga forca ushtarake.
Për vitin 2024, Kosova renditet e 135 nga 145 vendet të renditjes vjetore. Megjithatë, Kosova nuk ka publikuar shumë të dhëna sipas portalit, dhe kjo ka bërë që të renditet kaq poshtë.
Shqipëria, edhe pse anëtare e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s, zë pozitën e 90 në glob.
Sipas të njëjtave të dhëna, në vend të dytë për nga fuqia ushtarake është Rusia dhe në vendin e tretë Kina. Pasohet nga India, Koreja e Jugut, Britania e Madhe, Japonia, Turqia, Pakistani dhe Italia. Gjersa dy vendet që janë në luftë, Izraeli është në vendin e 17-të dhe Ukraina e 18-ta.
Sa i përket rajonit tonë, Serbia kryeson për nga fuqia e ushtrisë dhe është në vendin e 56-të. Pas saj është ushtria e Kroacisë, e cila është në vendin e 66-të.
Bosnjë e Hercegovina gjendet në vendin e 116-të dhe Mali i Zi zë pozitën e 129-të.
Benini, Somalia, Surinami, Moldavia dhe Butani janë në fund të listës.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











