Shkurt.ch
Vajza vret babanë dhe plagos rëndë nënën
Motivi që Andrina S. ka paraqitur për vrasjen ka qenë fyerja që ka përjetuar me vite nga babai
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zvicrën këtë të martë. Vajza 21 vjeçe ka vrarë me thikë babanë esaj dhe ka plagosur nënën. Kjo ka ndodhur në Beringen të kantonit të Shfahauzenit, në Zvicrën lindore.
Rreth orës 4 të mëngjesit, Andrina, e cila jetonte në banesë të veten, kishte shkuar në shtëpinë e prindërve dhe e kishte therrur në gjumë të atin, 52 vjeçar, me prejardhje nga Austria.
Pasi që nëna kishte provuar t`i vinte në ndihmë të shoqit, ajo e ka sulmuar edhe atë, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Pas këtij akti Andrina ka ikur por vetëm pak minuta më vonë është kapur nga policët, të cilët i ka alarmuar vëllai i saj, i cili jeton me prindërit
Gjatë marrjeve të para në pyetje nga policia, ajo ka pranuar vrasjen. Motivi që ka paraqitur ka qenë fyerja që ka përjetuar me vite nga babai. Për këtë arsye ajo kishte vendosur prej kohësh që ta mbyste atë. Ndërsa nëna, meqë nuk e kundërshtonte sjelljen e bashkëshortit ndaj të bijës, ishte po ashtu fajtore, sipas saj.
Ndërkohë mediet e ndryshme spekulojnë se Andrina i përket sektës së satanistëve dhe e shpjegojnë vrasjen me këtë përkatësi të saj.
Ajo, viteve të fundit ka jetuar ndaras nga familja dhe herë pas here ka punuar në CEVI, një organizatë kishtare që organizon kampe të fëmijëve dhe të të rinjve.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi Cyrih-Nju Jork devijohet në Londër pas emergjencës në ajër Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Londër dhe nuk janë raportuar të lënduar. Pasagjerët... -
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant












