Lajme
Vaksina anti-Covid apo ajo kundër gripit sezonal. Cila preferohet për këtë dimër?
Me afrimin e vjeshtës, janë dy vendime të rëndësishme që duhen marrë për sa i përket vaksinimeve.
E para është kur të bëni vaksinën tuaj vjetore kundër gripit dhe e dyta kur duhet të merret vaksina përforcuese për Omicronin.
Rekomandimet nga ekspertët e shëndetsisë për t’i marrë të dyja vaksinat mund të ngrenë disa pyetje për ju, të cilat AgroWeb.org mbështetur në këshillat e tyre, iu jep një përgjigje më poshtë.
A duhet t’i merrni të dyja vaksinat në të njëjtën kohë? Cilën duhet të merrni më parë?
Ju mund të merrni njëkohësisht një vaksinë kundër gripit dhe përforcuesin e ri të COVID.
Përgjigja juaj imune do të jetë po aq e mirë sa kur vaksinat jepen veçmas.
Gjithashtu, nuk raportohet të ketë rritje të reaksioneve të padëshiruara, megjithatë kini parasysh se krahët tuaja mund të dhëmbin për pak ditë.
Studiuesit dhe ekspertët botëror të shëndetit, thonë se nëse është më e lehtë për ju mund t’i merrni të dyja vaksinat në të njëjtën kohë.
Nëse i merrni vaksinat në të njëjtën kohë, a duhet t’i bëni në të njëjtin krah?
Ekspertët këshillojnë që dy vaksinat të bëhen të paktën 2-3cm larg njëra-tjetrës.
Megjithatë shumica e konsiderueshme e pacientëve dhe mjekëve të kujdesit shëndetësor preferojnë t’i japin dy vaksinat në krahë të ndryshëm kur ato merren në të njëjtën kohë. Për të minimizuar dhimbjen e krahut.
Cila është koha që duhet të kaloni midis vaksinës së gripit dhe COVID-19?
Nëse vendosni të merrni vaksinën e gripit dhe përforcuesin e COVID në ditë të veçanta, nuk ka një interval kohor të caktuar për të cilin duhet të prisni.
Për të marrë përforcuesin kundër COVID-19, këshillohet të prisni të paktën 3-6 muaj nga infeksioni ose vaksina juaj e fundit, sepse një përforcues siguron mbrojtje ndaj antitrupave për të paktën 6 muaj. /AgroWeb
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë Inflacioni në Zvicër u rrit më tej në muajin prill, i nxitur kryesisht nga rritja e... -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih -
Gjenevë: Punonjësit e kujdesit pas-shkollor në grevë për paga dhe kushte më të mira













