Lajme
Dy dozat e vaksinës, shumë më efektive kundër variantit Delta
Një hulumtim i sapobotuar nga instituti francez “Pasteur” sugjeron se qytetarët janë më të mbrojtur nga varianti Delta nëse i kanë marrë të dy dozat e vaksinës anti-COVID.
Studimi, i publikuar në revistën shkencore Nature, ka analizuar ndikimet e ekspozimit ndaj variantit që mendohet se është më ngjitës dhe u zbulua për herë të parë në Indi tek 59 persona të vaksinuar.
16 prej pjesëmarrësve kishin marrë vetëm një dozë të vaksinës Pfizer, ndërsa 43 kishin marrë një ose më shumë të vaksinës AstraZeneca.
Shkencëtarët zbuluan se tek ata që kishin marrë të dyja dozat, nivelet e neutralizimit të antitrupave të prodhuar nga varianti Delta ishin “thuajse të pazbulueshme”.
Por, pas marrjes së dozës së dytë, afro 95 për qind e personave mund të neutralizonin si variantin Delta, ashtu edhe llojet e tjera të virusit.
“Një dozë e vetme e Pfizer ose AstraZeneca ishte pak ose aspak efektive ndaj varianteve Beta dhe Delta”, arritën në konkluzion autorët e studimit.
Shkencëtarët francezë gjithashtu testuan personat që nuk janë vaksinuar, por kanë kaluar COVID-19 dhe zbuluan se antitrupat e tyre ishin katër herë më të dobët ndaj variantit Delta, por se një dozë e vetme e vaksinës e rriste ndjeshëm numrin e antitrupave të tyre.
Varianti Delta po përhapet me shpejtësi në disa zona të Europës, përfshirë Spanjën dhe Francën. Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka deklaruar se ky variant është 60 për qind më ngjitës.
Sipas parashikimeve të tyre, rreth 90 për qind e rasteve në BE i përkasin këtij varianti./Euronews
E-Diaspora
-
AMC bashkon komunitetin në Cyrih për të ndihmuar familjet në Kosovë Action for Mothers and Children (AMC) do të organizojë ngjarjen e 8-të vjetore humanitare "Save a... -
Prekazi, dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare në manifestimin “Kurora e Lirisë” në Bernë -
3 nga 4 viktimat në aksidentin e Vjenës janë shqiptarë -
E rëndë: Mërgimtari nga Skenderaj humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Austri -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës Faton Morina, 32 vjeç, turist nga Kosova, ishte në autobusin postar kur ndodhi tragjedia që la... -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit













