Lajme
Vaksinohen pa të drejtë disa turistë, ja si reagojnë zviceranët
Njerëzit që nuk kanë sigurim shëndetësor në Zvicër kthehen mbrapsht, ashtu si edhe ata me vendbanim jashtë kantonit ose jashtë vendit
Në kantonet Valis dhe Graubünden, disa shtetas të huaj që nuk janë rezidentë në Zvicër por që ndidhen aktualisht si turistë, janë vaksinuar kundër Covid-19.
Në Valis, afër dhjetë turistë në zonat e skive kishin marrë vaksinën, janë shprehur përgjegjësit e departamentit të shëndetësisë, të pyetur nga agjencia e lajmeve Keystone-SDA. Pyetja ishte shtruar pasi portali nau.ch kishte raportuar për këtë rast, transmeton albinfo.ch.
Pas rastit, janë kontrolluar numrat e telefonit dhe adresat e tyre. Shtetasit e huaj por edhe zviceranët nga kantonet e tjera do të hiqen nga listat e pritjes për vaksinim. Kantoni i Valisit merr rreth dhjetë kërkesa të tilla në ditë.
Për shkak të numrit të madh të pronarëve të cilët shtëpitë e tyre të dyta i kanë në këtë regjion, kontrolli në kantonin Graubünden është i vështirë, thonë për Keystone-SDA në stafin menaxhues të kantonit, përcjell albinfo.ch.
Sipas tyre, në qendrat e vaksinimit kishte një numër të vogël të shtetasve të huaj që ishin vaksinuar ose që kishin shpresuar për tu vaksinuar.
Sipas departamentit shëndetësor, njerëzit që nuk kanë sigurim shëndetësor në Zvicër kthehen mbrapsht, ashtu si edhe njerëzit me vendbanim jashtë kantonit ose jashtë vendit.
Sipas udhëzimeve të BAG, mund të vaksinohen vetëm njerëzit që jetojnë në Zvicër dhe udhëtarët ndërkufitar që punojnë në sistemin e kujdesit shëndetësor.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















