Lajme
Vala e katërt e pandemisë në Evropë
Shumë shtete evropiane po shtrëngojnë sërish masat
Evropa ka regjisturar rritje dramatike të infektimeve në Evropë, nga skepticizmi për vaksinën, rënia e fuqisë mbrojtëse të saj pas 5 muajsh, moti i ftohtë etj., përcjell albinfo.ch.
Eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge, e ka vlerësuar shpejtësinë me të cilën po përhapen infektimet si “seriozisht shqetësuese”. Ai e shikon Evropën në qendër të një krize të re pandemike, shpjegon Deutshce Welle.
Holanda dhe Çekia kanë rivendosur detyrimin për maskat në ambientet e brendshme, dhe detyrimin e pasaportës së vaksinimit për vizitorët e restoranteve, bareve etj.
Shifrat e infektimeve janë rritur me 40% në një javë në Holandë, ndërsa në Çeki janë shtuar ndjeshëm dhe rastet e rënda. Më pak se 60% e çekëve janë vaksinuar.
Rumania dhe Bullgaria regjistrojnë aktualisht shifrat më të larta të vdekjeve në Evropë që nga fillimi i pandemisë. Ekspertët në Bukuresht e krahasojnë situatën me gjendjen në Lombardi vitin e kaluar.
Rumania prej kohësh përjeton kriza qeveritare dhe besimi i popullit tek autoritetet është i ulët. Po ashtu edhe në Bullgari, ku sipas të dhënave, vetëm një çereku i popullsisë është vaksinuar, ka një rritje të dyshimeve për vaksinën.
Në fund të tetorit në Francë infektimet ishin rritur 50% krahasuar me fillimin e muajit. Pritet që detyrimi për pasaportën e vaksinës në ambientet publike të shtyhet deri në vitin e ardhshëm.
Pak muaj më parë Franca vendosi detyrimin për vaksinim për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë dhe administratës publike dhe arriti një kuotë vaksinimi 88% tek të rriturit.
Ndërsa në Gjermani, ministrat e Shëndetësisë vendosën të premten raundin e tretë të vaksinimit përforcues për të gjithë qytetarët, që e kanë marrë vaksinën e dytë para gjashtë muajsh. Arsyeja është rritja dramatike e infektimeve, tha ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.
Epidemiologët i tremben ardhjes drejt Evropës perëndimore të një vale të katërt infektimesh nga Evropa Lindore, ku shifrat janë shumë të larta.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











