Lajme

Valentina Fazlija zgjidhet për herë të parë në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut

Përveç Valentina Fazlijës (FDP), në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut janë edhe tre politikanë të tjerë me origjinë shqiptare: Përparim Avdili (FDP), Reis Luzhnica (PS / SP) dhe Dafi Muharremi (PS / SP)

Valentina Fazlija, nga partia FDP, është zgjedhur për herë të parë ansambleiste në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut.

Me zgjedhjen e saj, qyteti i Cyrihut tashmë ka katër ansambleistë me rrënjë shqiptare, një tregues i rëndësishëm i rritjes së përfaqësimit të komunitetit shqiptar në politikën lokale.

Përveç Valentina Fazlijës (FDP), në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut janë edhe tre politikanë të tjerë me origjinë shqiptare: Përparim Avdili (FDP), Reis Luzhnica (PS / SP) dhe Dafi Muharremi (PS / SP)

Zgjedhja e Fazlijës konsiderohet një sukses tjetër për komunitetin shqiptar në Zvicër dhe dëshmi e angazhimit gjithnjë e më të madh të shqiptarëve në jetën politike dhe institucionale të vendit.

Përfaqësimi i katër politikanëve me rrënjë shqiptare në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut tregon gjithashtu integrimin dhe kontributin e diasporës shqiptare në jetën demokratike dhe shoqërore të Zvicrës.

Lexoni po ashtu:

Reis Luzhnica nga SP bëhet sërish deputet në Parlamentin e Cyrihut