Lajme

Vali Ibrahimi diplomon në Eötvös Loránd University, një nga universitetet më prestigjioze të Hungarisë

I riu shqiptar përfundoi me sukses studimet në Fakultetin e Edukimit dhe Psikologjisë në Universitetin ELTE në Budapest.

Një tjetër histori suksesi vjen nga të rinjtë shqiptarë që po shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare. Vali Ibrahimi ka diplomuar me sukses në Eötvös Loránd University (ELTE) në Budapest, një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze të Hungarisë, përcjell albinfo.ch.

Ai përfundoi studimet në Fakultetin e Edukimit dhe Psikologjisë, duke shënuar një etapë të rëndësishme në rrugëtimin e tij akademik.

Diplomimi në një institucion të njohur ndërkombëtarisht si ELTE përfaqëson një arritje të rëndësishme dhe dëshmon përkushtimin e Valit ndaj arsimit dhe zhvillimit profesional.

Ky sukses i shtohet historive frymëzuese të të rinjve shqiptarë që, përmes dijes dhe punës së palodhur, po përfaqësojnë denjësisht kombin në universitetet më të njohura të Evropës./Albinfo.ch