Kosova
Vali Ranch Resort, ambient i ëndrrave verore
Në ndërthurje perfekte mes elegancës dhe të thjeshtës, ambientet e Vali Ranch Resort ofrojnë mundësi të ndryshme për vizitorët
Sallat në ambiente të mbyllura, hapësirat përrallore në ambiente të hapura, dekorimet magjike e po ashtu ushqimet e kuzhinave të ndryshme, e bëjnë këtë vend, zgjedhjen e duhur për një dasmë të paharrueshme
Sezoni veror sjell shumë organizime familjare në Kosovë, nga darkat më intime dhe të thjeshta, e deri tek dasmat madhështore. Çfarë do që planifikoni të organizoni, ka vetëm një vend që ofron mundësi përfekte për ju.
Resorti tursitik Vali Ranch, me lokacion në Anamoravën e Kosovës së bukur, tashmë e sa vite ka bërë traditë në hotelieri e gastronomi. Në ndërthurje perfekte mes elegancës dhe të thjeshtës, ambientet e Vali Ranch Resort ofrojnë mundësi të ndryshme për vizitorët.
Sallat në ambiente të mbyllura, hapësirat përrallore në ambiente të hapura, dekorimet magjike e po ashtu ushqimet e kuzhinave të ndryshme, e bëjnë këtë vend, zgjedhjen e duhur për një dasmë të paharrueshme.
Por, dasmat e ahengjet familjare nuk janë të vetmet evente që mund të realizohen tek Vali Ranch. Ambientet që ofron ky resort përfshijnë edhe shumë më shumë fusha të tjera.
Salla e konferencave të Vali Ranch Resort është vendi ideal për mbajtjen e seminareve, simpoziumeve e diskutimeve të ndryshme biznesore.
Nëse konferencat janë më shumë se një ditore, nuk ka nevojë të shqetësoheni për një vend për të fjetur, sepse në ambientet e Vali Ranch gjenden dhoma të fjetjes, nga ato standarde deri tek dhomat superiore, e vizitorët mund të zgjedhin dhomën që u përshtatet shijës së tyre.
E një mëngjes i shijshëm, pas fjetjes në dhomat e Vali Ranch Resort, sigurisht që është i nevojshëm. Mëngjes që lehtë mund të kthehet në një nga të preferuarit tuaj.
Me produkte të freskëta të mishit që vijnë nga ferma e Vali Ranch, specialitete që përgatiten me kujdes të jashtëzakonshëm, ndërsa verërat që shërbehen me një traditë 20 vjeçare nga bodrumi i po këtij resorti, ushqimi në këtë vend ka shije ‘vendore’.
Megjithatë, ju mos harroni të merrni sygjerimet nga stafi i restorantit për pjatat më të fundit që i kanë sjellë në meny, mund të befasoheni nga të mirat! Ndërsa embëlsirat për fund assesi nuk bën t`i harroni…
Para se ta përmbyllim tregimin, rikujtojmë se Resorti ‘Vali Ranch’ përfshin disa vila, restorante, shtigje kalërimi, minigolf, një hotel të rehatshëm, si dhe Steak House-in e hapur së fundmi. Të gjitha këto, bashkë me traditën në mikpritje dhe shërbimet e kualitetit të lartë, e bëjnë atë një vend ku vizita e juaj në çdo kohë mund të shndërrohet në një moment të paharrueshëm lumturie.










E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau Aargau: Skuteri përplas fëmijën 5-vjeçar... -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit











