Shqipëria
Valle bretaneze nga ambasadori francez në Tiranë
Gjatë një pasditeje shqiptare, 80 persona morën pjesë, frëngjisht, bretonisht, pastaj festë vallëzuese organizuar në tarracën e Operës së Tiranës, kryeqytetin e Shqipërisë
Vallja bretoneze është “eksportuar” deri në Shqipëri! Ambasadori i saj nga Franca, nuk është tjetër përveç se një banor i Rostrenenit në Francë, Jeannot Le Coz, president nderi i ansamblit të valleve tradicionale bretoneze, trajner dhe referent i Konfederatës Kendalc’h, i cili është kthyer nga një qëndrim në Tiranë, shkruajnë mediat franceze, transmeton Albinfo.ch.
Si pjesë e një udhëtimi në Shqipëri javën e kaluar, Jeannot Le Coz, valltar dhe instruktor i valleve bretoneze, kishte fatin për të parë një vend të bukur me peizazhet e bukura dhe njerëzit miqësorë, gjithmonë të gatshëm për të dhënë shërbime. Në të vërtetë, ky i fundit, ishte ftuar nga Ambasada Franceze për të organizuar një animacion dhe paraqitje të vallëzimeve të Bretanjës Qendrore dhe të trevave tjera të Bretanjës.
Jeannot Le Coz i është përgjigjur me gatishmëri kësaj ftese, duke shkuar atje me një kushëri nga Bresti, gjithashtu instruktor valle, për të ligjëruar dhe treguar të gjithë pasurinë e trevave të tij, informon më tej Albinfo.ch. Nuk ishte tentativa e tij e parë pasi që ai kishte bërë të njëjtën gjë, në Marsejë (13) dhe Nimes (30), në 2016 dhe 2017.
Gjatë një pasditeje shqiptare, 80 persona morën pjesë, frëngjisht, bretonisht, pastaj festë vallëzuese organizuar në tarracën e Operës së Tiranës, kryeqytetin e Shqipërisë. Gjatë një ceremonie zyrtare, ambasada të ndryshme ishin të pranishme, si ato të Kroacisë, Sllovenisë, Serbisë, Rumanisë dhe Republikës Çeke, njofton më tej Albinfo.ch.
Në këtë manifestim, Jeannot Le Coz i dha medaljen e qytetit Rostrenen zëvendëskryetares së Tiranës, Kozeta Mesti në prani të ambasadorit të Francës, Shkëlqesisë së saj, Christina Vozak. Një medalje që i ishte besuar nga Jean-Paul Le Boëdec, kryebashkiak i Rostrenenit, në mënyrë që ai ta paraqiste ate si një shenjë miqësie, shkruan Albinfo.ch. “Kishte shumë emocione, sepse ishte hera e parë që Bashkia e qytetit të Tiranës mori një medalje nga një qytet i huaj”, thotë Jeannot Le Coz.
Për të mbaruar këtë pasdite kulturore dhe rekreative, një specialtet bretanez është përgatitur nga një kuzhinier i pastave nga Rennes, i cili në Tiranë është duke jetuar tashmë 20 vite dhe u preferua nga Ambasada Franceze. Në menynë ka pasur: musht, brumë bretanez dhe specialitete të ndryshme franceze e shqiptare.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














