Futboll

Valmir Matoshi shënon golin e pestë këtë edicion në Superligën zvicerane

Për mesfushorin Matoshi është goli i pestë në elitën helvetike të futbollit

Valmir Matoshi ka zhvilluar një tjetër paraqitje të mirë me fanellën e Thunit në Superligën e Zvicrës në futboll.

Matoshi shënoi një gol në fitoren 2:1 të Thunit të dielën në udhëtim ndaj Young Boysit, transmeton albinfo.ch.

Ai realizoi golin në minutën e 50-të, ndërsa në fushë u inkuadrua në pjesën e dytë në vend të Kastriot Imerit.

Për mesfushorin Matoshi është goli i pestë në elitën helvetike të futbollit. 22-vjeçari ka edhe katër asistime këtë edicion. Thuni është forcuar në vendin e parë me 68 pikë.