Lajme

Liga e Evropës me shumë futbollistë shqiptarë në fushë

Paraqitjet e mira të Valon Berishës me Kosovën e kanë bërë startues te Lazio.

Trajneri Simone Inzaghi ia ka besuar mesfushën yllit të Kosovës, dhe në ndeshjen e Europa League kundër CFR Cluj do të luajë nga minuta e parë.

Nga fillimi do të jetë edhe Thomas Strakosha. Gjithashtu Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë nga fillimi për Arsenalin kundër Eintracht Frankfurtit.

Ndërkohë, Taulant Xhaka është nga fillimi për Baselin ndaj Krasnadar. Donis Avdijaj është gjithashtu nga fillimi për Trabzonsporit kundër Getafes, ashtu si edhe Mërgim Vojvoda për Standard Liege kundër Guimares.