Sport
Valon Berisha, kampion me Salzburgun në Austri
Salzuburgu është kampion i futbollit në Austri. Të shtunën në mbrëmje në lojën e zhvilluar kundër Sturm Graz, e cila përfundoi me rezultat 1-1, ekipi i “Red Bull Salzburg” fitoi për të tretën herë radhazi titullin kampion.
Meritat më të mëdha për këtë fitore i takojnë futbollistit kosovar, Valon Berisha. Në minutën e 15-të, nga një distancë prej 25 metrash Valoni shënon një euro gol, që shumë rrallë ndodh në kampionatin austriak, raporton albinfo.ch.
Njëzet minuta pa përfunduar ndeshja, Bright Edomwonyi barazoi rezultatin për Sturm Graz, por edhe një pikë e fituar i mjaftonte Salzburgut që të shpallet kampion.
Valon Berisha është 23-vjeçar, me prejardhje nga Podujeva, por është pjesë e përfaqësueses norvegjeze. Në synimet e tij është Bundesliga gjermane, ndërsa ekipi i preferuar është Borussia Dortmund.
Më pranimin e Kosovës në UEFA, ai më herët ka thënë se ndoshta një ditë mund të veshë edhe fanellën e përfaqësueses së Kosovës.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?