Futboll
Valon Berisha vazhdon të luaj për Lazion
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, do të mbetet te Lazio edhe për edicionin 2019/20, kanë njoftuar të premten mediumet italiane.
Berisha kohë më parë i është bashkuar ekipit në stërvitjet e përbashkëta pas rikuperimit nga operimi i gjurit dhe menjëherë është përfshirë në ekip nga trajneri Simone Inzaghi për miqësoren kundër Paderbornit që luhet të shtunën, transmeton Koha Ditore, përcjell Albinfo.ch.
Mesfushori kosovar të mërkurën u është nënshtruar testeve mjekësore te Lazio dhe në ekipin italian kanë mbetur të kënaqur me gjendjen e tij.
“Jam shumë i lumtur me rikthimin e Berishës, pasi ai është një luftëtar i vërtetë. Kurrë nuk e kam fshehur adhurimin që e kam pasur për të. Ai do të jete pjesë e jona për edicionin e ri”, ka thënë drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare për “Tuttomercatoweb”.
26-vjeçari verën e shkuar iu bashkua Lazios nga Red Bull Salzburgu për dhjetë milionë euro, por pati telashe të shumta me lëndimet.
Ai regjistroi vetëm 14 paraqitje në të gjitha garat, kurse me Lazion ka kontratë deri në vitin 2023. Berisha ka edhe 14 paraqitje me Përfaqësuesen e Kosovës, për të cilën ka realizuar një gol.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën











