Financa
Rënie rekorde e valutave evropiane
Valutat evropiane po pësojnë rënie rekord, ndërkohë që lufta në Ukrainë ka marrë vrull, duke nxitur tregtarët makro që të shesin shumicën e aktiveve më likuide.
Euro ra poshtë paritetit me frangun zviceran në ditën e hënë, që është hera e parë në atë nivel që prej janarit 2015, kur investitorët ishin të shqetësuar për aneksimin e Krimesë nga Rusia.
Zlota polake dhe forinti i Hungarisë ranë në nivelet më të ulëta të të gjitha kohëve kundër euros. Çdo valutë e Evropës Lindore ka rënë kundër dollarit në javën e kaluar, drejtuar nga humbjet e rublës, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Analistët thonë se nuk është e mundur të gjykohet se kur valutat evropiane do të ndalojnë rënien, nëse nuk ka të sinjale për fundin e sulmit rus në Ukrainë.
Sipas tyre, valutat e vendeve pranë luftës janë shitur nën panik, duke marrë parasysh se do të jenë më të ndikuarat nga sanksionet e Rusisë.
Megjithatë, asnjë valutë evropiane nuk është kursyer në rënien e fundit, me vetë euron, valutën e dytë më të tregtuar në botë, që ka rënë me 5% këtë muaj.
Euro ra me 0.5% në 1.0873 kundër dollarit, pasi administrata e Biden sinjalizoi se po konsideron të ndalojë importet e naftës nga Rusia. Kundër frangut zviceran, euro tregtohej në nivel rekord të ulët prej 0.9972, duke humbur paritetin.
Rubla sinjalizohej në rënie me 11% në 137.44 për dollar, në tregtimet offshore.
Analistët thonë se duke marrë parasysh varësinë e Evropës nga nafta ruse, euro mund të bjerë drejt 1.06 kundër dollarit. Frangu zviceran, nga ana tjetër, blihet kryesisht në periudha të panikut botëror, pasi konsiderohet si aktive e sigurt.
Vendet lindore të Bashkimit Evropian kanë shtuar ndërhyrjet në treg për të mbrojtur valutat e tyre nga shitja nën panik. Banka Qendrore e Çekisë shiti valutë të huaj në tregtinë e fundit të javës së kaluar, duke iu bashkuar autoritetit monetar në Poloni, që ndërhyri për të tretën herë në 1 javë.
Banka Qendrore e Zvicrës theksoi se është gjithashtu gati të ndërhyjë dhe të trajtojë frangun që po fuqizohet.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













