CH-Ballkani
Van der Bellen kërkon nga Serbia të zgjidhë çështjet e hapura me Kosovën
Perspektiva deri 2025 siç ka paralajmëruar Komisioni Europian për disa vende është “ambicioz, por jo i pamundur për t’u arritur,” tha Van der Bellen. Por përpara anëtarësimit Serbia dhe Kosova duhet të zgjedhin çështjet e hapura.
BE duhet ta ketë “shumë më fleksibile” politikën e emigracionit – sëpaku kështu mendon presidenti bullgar Rumen Radev, i cili momentalisht mban udhëheqjen e presidencës së BE. Ai këto komente i bëri gjatë takimit me kolegun austriak, Alexander Van der Bellen.
Një pjesë tjetër e diskutimit mes presidentëve të Bullgarisë dhe Austrisë ishte edhe integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Perspektiva deri 2025 siç ka paralajmëruar Komisioni Europian për disa vende është “ambicioz, por jo i pamundur për t’u arritur,” tha Van der Bellen, shteti i të cilit merr presidencën e BE pas Bullgarisë.
Serbia dhe Mali i Zi kanë arritjet më të mëdha në procesin e integrimit, por përpara anëtarësimit Serbia dhe Kosova duhet të zgjedhin çështjet e hapura, kërkoi Van der Bellen, përcjell albinfo.ch. Këtë e mbështeti edhe kolegu i tij bullgar se përpara anëtarësimit duhet të zgjidhen problemet e vjetra. BE nuk mund të pranojë që të “importojë vështirësi të reja,” tha Radev.
Bullgaria gjatë presidencës së saj nënshkroi partneritet të bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë me Maqedoninë. Në këtë prizëm duhet të vlejë edhe për vendet tjera ballkanike.
E-Diaspora
-
Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani! Shoqata e Inxhinierëve Shqiptarë të Zvicrës, Albanian Engineering of Switzerland tashmë për herë të dytë ndan... -
Shqipja në Slloveni: ruajtja e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Shoferi shqiptar humb jetën në aksidentin me kamion -
Shqipëria drejt standardizimit të mësimdhënies së shqipes në diasporë -
“Art Without Limit International Film Festival” për herë të parë në Austri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Rritje e madhe e vjedhjes së identitetit online Vjedhja e identitetit online është rritur ndjeshëm në Zvicër, duke u kthyer në një nga format... -
A po i vë në shënjestër administrata Trump “Migros” dhe “Coop”? -
Iniciativa për demokracinë drejt dështimit në Zvicër -
Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani! -
Ekonomia zvicerane jep sinjale pozitive, por perspektiva mbetet e dobët














