Lajme
OBSH: Varianti Delta, mbizotërues në pjesën më të madhe të Evropës
Varianti Delta i koronavirusit është mbizotërues në pjesën më të madhe të Evropës, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Varianti shqetësues SARS-COV-2 Delta po lëviz me shpejtësi në gjithë Evropën dhe tani është bërë lloji më dominues në pjesën më të madhe të rajonit, bazuar në të dhëna të reja”, lajmëroi OBSH.
“Ai do të vazhdojë të përhapet, duke zhvendosur qarkullimin e varianteve të tjera nëse nuk shfaqet një virus i ri më konkurrues”, u tha më tej nga organizata.
OBSH dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka paralajmëruar se përpjekjet për të parandaluar përhapjen e variantit duhet të forcohen.
OBSH këshilloi që të përshpejtohet procesi i vaksinimit.
“Lajmi i mirë është se të dhënat tregojnë qartë se marrja e një serie të plotë vaksinimi ul ndjeshëm rrezikun e sëmundjes së rëndë dhe vdekjes”, u shpreh Hans Kluge, Drejtor Rajonal për Evropën në OBSH.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Çfarë është një “ekstrakt i regjistrave kriminale” dhe për çfarë nevojitet në Zvicër? Nëse keni jetuar në Zvicër për njëfarë kohe, ka shumë mundësi që t’ju jetë kërkuar të... -
Për cilat poste politike zvicerane mund të kandidojnë shtetasit e huaj të natyralizuar? -
Pothuajse 96% e përfitimeve të vonuara të papunësisë janë paguar -
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve














