Lajme
Omikron, a mund të jetë edhe fundi i pandemisë
Një paralajmërim i papritur ky.
Mediat gjermane shkruajnë se varianti Omikron mund të sjellë fundin e pandemisë dhe kalimin e saj në sëmundje endemike.
Po, ato ekzistojnë – viruse korona me të cilët njerëzit jetojnë dhe i përballojnë mjaft mirë prej dekadash apo edhe shekujsh. Ata kanë emra si OC43, 229E ose HKU1 dhe shkaktojnë kryesisht infeksione të padëmshme. Pas dy vitesh pandemie njerëzit pyesin se kur Sars-CoV2 do t’u bashkohet të afërmve të tij.
Lajmi i mirë është se falë variantit të ri Omikron, kjo mund të ndodhë së shpejti. Disa ekspertë vlerësojnë se kjo mund të ndodhë që në vitin 2022. Në këtë kontekst flitet për kalimin nga pandemi në endemi. Pasi shndërrohet në endemik virusi nuk përhapet më në valë agresive, por është vazhdimisht i pranishëm në një nivel më të ulët.
Lajmi i dytë, disi zhgënjyes është se virusi megjithatë do të vazhdojë të jetë i pranishëm dhe me shumë mundësi përgjithmonë. Sipas virologut, Christian Drosten, varianti Omikron është disi më i dobët se Delta. Edhe rreziku i shtrimit në spital me variantin Omikron është 20 deri në 25 për qind më i ulët në krahasim me Delta. Po ashtu edhe numri i qëndrimeve të pacientëve në spital që zgjasin një natë ose më shumë ka rënë me 40 deri në 45 për qind.
Nga ana tjetër ka një rritje të të konsiderueshme të numrit të infektimeve me Omikron, gjë që e bën virologun, Hendrik Streeck, të jetë i sigurt se çdo qytetar do të infektohet të paktën një herë në jetën e tij me virusin Corona. Sipas tij ndaj virusit Corona do të na duhet të veprojmë si me makinat, pra që në verë përdorim rrotat verore dhe në dimër rrotat dimërore. Që do të thotë se duhet të bëhemi të vetëdijshëm se gjatë verës mund të jemi më të relaksuar, kurse gjatë vjeshtës apo dimrit duhet të mbajmë maska apo masat e ngjashme mbrojtëse. /DW
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











