Jeta në Zvicër
Vaud: Arrestohen dy të dyshuar si terroristë
Një burrë dhe një grua u arrestuan të shtunën në dalje të një parkingu në Aubonne. Ministria Publike e Konfederatës raporton se kjo ishte një përgjigje kundër terrorizmit.
Një përpjekje kundër terrorizmit nga ana e policisë federale dhe policisë kantonale të Vaud-it është zhvilluar të shtunën rreth orës 15:00, në parkingun e një kompleksi të tregut në Aubonne (VD). Me këtë rast është arrestuar një burrë, bashkë me gruan e tij të mbuluar, ndërsa ishin në makinën e tyre.
“Të pandehurit janë akuzuar për shkelje të ligjit federal, i cili ndalon grupet e “Al Qaeda-s”, të “Shtetit islamik” dhe të organizatave të lidhura me këta të fundit. Ata janë të akuzuar gjithashtu se kanë përkrahur, përkatësisht kanë marrë pjesë në një organizatë kriminale”, ka bërë të ditur të hënën Linda von Burg, zëdhënëse e Ministrisë Publike të Konfederatës (MPC).
“Kam parë të paktën pesë burra të armatosur dhe të veshur me maska pranë tregut. Fillimisht mendoja se po bëhej një grabitje. Ishte situatë e frikshme! Pastaj dëgjova një prej tyre duke bërtitur: “Policia”. Polici e kishte drejtuar armën e tij drejt gruas të mbuluar, e cila ishte në vendin e pasagjerit me një fëmijë në prehrin e saj. Automjeti kishte targat e kantonit të Vaud-it. Kështu e përshkruan ngjarjen, një kalorës nga shumë të tjerë, të cilët morën pjesë në këtë arrestim të pazakontë.
MPC ka bërë të ditur se “tre terroristë të dyshuar janë arrestuar më 23 dhe 24 qershor”. Kjo sugjeron se arrestimi i së shtunës i ka paraprirë një tjetri, një ditë më parë.
Ka një duzinë ditësh, një baba tunizian është arrestuar po ashtu në Meyrin (GE) për “mbështetjen apo pjesëmarrje në një organizatë kriminale”. Sipas gazetës frankofone “Le Temps”, ky njeri është “përgjegjës i rekrutimit të xhihadistëve dhe është i dyshuar se ka dërguar banorë të Gjenevës në Siri dhe në Irak”.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Aeroplani zviceran kthehet në Cyrih pak minuta pas ngritjes Defekt teknik, aeroplani zviceran ndërpret fluturimin dhe kthehet mbrapsht... -
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës -
Kolona në Gotthard arrin në 15 kilometra, pritje mbi 2 orë për drejtuesit e automjeteve -
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë











