E-Diaspora
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e aktores shqiptare Adea Shabani
Në LA kanë nisur të shpërndahen fletushka të gruas së zhdukur, për të cilën thuhet se u pa për herë të fundit në bllokun 1700 të Wilcox Avenue në Hollywood
Aktorja shqiptare Adea Shabani po dyshohet se është zhdukur në mënyrë misterioze në Los Anxhelos. Paasi që ajo nuk është dëgjuar që nga e premtja e kaluar, familja dhe miqtë e saj thonë se kjo është shumë e pazakontë për 25-vjeçaren.
Dailymail shkruan se miqtë e aktores kanë thënë se ajo u largua nga shtëpia e saj dhe pritej të kthehej shumë shpejt.
Teksti i fundit i saj në rrjetet sociale ishte një foto me qirinj pa asnjë shpjegim tjetër apo për vendndodhjen.
Në LA kanë nisur të shpërndahen fletushka të gruas së zhdukur, për të cilën thuhet se u pa për herë të fundit në bllokun 1700 të Wilcox Avenue në Hollywood.
Shabani është nga Maqedonia ndërsa para dy viteve shkoi në Los Anxhelos për të studiuar aktrimin.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave











