Lajme
Vazhdojnë radhët e gjata të veturave edhe në kufijtë e shteteve të Ballkanit Perëndimor
Duket se qytetarët e Ballkanit, që udhëtojnë nga Evropa Perëndimore, drejt vendit të tyre të origjinës për të kaluar festat e fundvitit, kanë krijuar radhë të gjata në kufijtë gjatë të shtunës, transmeton albinfo.ch.
Këto udhëtime po ndodhin pavarësisht paralajmërimeve se do të vendosen masa të reja kufizuese kundër koronavirusit, që kanë për qëllim të ulin numrin e udhëtimeve gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
Sipas pamjeve që po ofrohen nga vet mërgimtarët në pikat kufitare, duket se radhë të gjata me vetura janë parë në kufijtë ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë dhe po ashtu ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, teksa mijëra njerëz kanë pritur për orë të tëra për ta kaluar kufirin të premten dhe të shtunën.
Shumë njerëz nga shtete si Kosova, Turqia, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina punojnë dhe jetojnë në vendet e Evropës Perëndimore. Ata tradicionalisht kthehen në shtëpi me vetura gjatë festave të fundvitit, por edhe gjatë pushimeve të verës.
Disa shtete të Bashkimit Evropian, që kanë komunitete të mëdha të punëtove migrantë, kanë vendosur masa të testimit të detyrueshëm për koronavirus dhe masa të izolimit sapo ata të kthehen nga vendet e tyre të origjinës, duke shpresuar se këto masa do të bëjnë që më pak njerëz të udhëtojnë gjatë ksaëj periudhe.
Shtetet e Ballkanit Perëndimor në baza ditore raportojnë për numër të lartë të infektimeve dhe spitalet në mbarë rajonin janë të mbingarkuara me pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore. Vizitat e familjarëve që jetojnë jashtë vendit zakonisht bëjnë që njerëzit të kenë kontakte më të shumta gjatë ndejave familjare, që potencialisht, sipas ekspertëve, mund të bëjë që të ketë përhapje më të madhe të virusit.
Përveç radhëve të gjata të krijuara nga qytetarët që po nisen për pushimet e fundvitit, vonesa në kufi janë shkaktuar për shkak të vendimit të Serbisë, që t’iu kërkojë teste negative të koronavirusit, të gjithë qytetarëve që hyjnë në këtë shtet. Ata persona që hyjnë në Serbi dhe që nuk kanë test negativ, duhet të izolohen për dhjetë ditë.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












