Lajme
Vazhdojnë trazirat në Francë
Ministria e Punëve të Brendshme në Francë ka njoftuar se 994 persona janë arrestuar në protestat që po zhvillohen nga e premtja në Francë.
Presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh se “një e treta e të arrestuarve janë të rinj, disa prej tyre shumë të rinj. U bëj thirrje prindërve që të tregohen më të përgjegjshëm”, shkruan Zëri i Amerikës.
Po ashtu, autoritetet franceze njoftojnë se mbi 300 policë dhe zjarrfikës janë lënduar.
Protestat shpërthyen pasi 17-vjeçari Nahel me origjinë algjeriane dhe marokene, u qëllua gjatë një ndalimi trafiku të martën në periferinë Nanterre të kryeqytetit francez.
Pamjet e filmuara nga dëshmitarët që janë kthyer në virale tregojnë se si i riu ikë derisa qëllohet nga policia, përcjell albinfo.ch.
Lajmi për vdekjen e të riut nxiti fillimisht protesta në Paris dhe më pas edhe në qytete të tjera të Francës. Qyteti i Marsejës, përjetoi një natë me trazira të premten, ku të rinjtë hodhën shishe me benzinë, vunë zjarre dhe plaçkitën disa dyqane, tha policia.
Një natë më parë, dy punonjës të rendit pësuan lëndime të rënda, duke përfshirë një që u godit me thikë, kur u sulmuan nga rreth 20 persona.
Ndërkohë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka anuluar vizitën në Gjermani për shkak të trazirave, shkruan Zëri i Amerikës.
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet













