CH-Ballkani
Vazhdon ikja e mjekëve nga Kosova
Por ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Uran Ismajli, është i bindur se i vetmi mekanizëm që do t’i ndalonte këto ikje është paga e dinjitetshme
Ikja e mjekëve dhe studentëve të mjekësisë do të vazhdojë edhe më tutje, raporton KTV.
Kjo situatë, sipas Federatës Sindikale të Kosovës, po shkaktohet nga pagat jo të mira të mjekëve në Kosovë.
Përkundër ndryshimeve të bëra në sektorin e shëndetësisë, kreu i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, gjatë një tryeze, ka thënë se aspekti i pagave për punëtorët shëndetësorë lë shumë për të dëshiruar.
Por ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Uran Ismajli, është i bindur se i vetmi mekanizëm që do t’i ndalonte këto ikje është paga e dinjitetshme, përcjell albinfo.ch.
E përkundër ankesave për pagat e mjekëve, Ismajli është i bindur se ka punuar për rritje të këtyre pagave.
E këtu u kërkua standardizim i pagesës së shtesave të mjekëve dhe kategorizim i veçantë për personelin shëndetësor.
Ndryshe, projektligji për pagat, ditë më parë, ka kaluar në qeveri dhe është proceduar në Kuvendin e Kosovës.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet













