Maqedonia
Vazhdon largimi, radhë të gjata para ambasadave
Herët në mëngjes ia mësynë Ambasadës së Gjermanisë në Shkup.
Duke pritur me muaj të tërë terminin për të dorëzuar dokumentet për vizë pune, këta qytetarë thonë se mezi po presin të ikin nga vendlindja e tyre.
Dëshpërimi i tyre vërehej në fytyrat e ngrysura, madje shumë prej tyre hezitonin edhe të flisnin. Nëpunësit civil të ambasadës thonë se radhë të gjata bëhen çdo ditë, por nuk deshën të tregojnë shifra, moshën mesatare apo profesionet, me arsyetimin se janë informacione të klasifikuara.
Arbeni thotë se ka pritur 11 muaj për të ardhur në radhë që të aplikoj për vizë pune. Ai shprehet se vështirësitë ekonomike po e shtyjnë që të largohet nga familja.
“Punë këtu ka, por dobët paguajnë. Pagesat janë të vogla, kështu që nuk arrihen shpenzimet. Të ardhurat dhe të dhënat janë dallim i madh. Do të thotë të dhënat janë dyfish më të mëdha sesa të ardhurat. Jetesë këtu ka, por nuk është e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e çdo personi. Aq më pak për të mbajtur familje të ardhurat nuk janë të mjaftueshme. Për çka vendosët të shkoni në Gjermani? Për jetë më të mirë!Nuk ju kanë ofruar ndonjë punë këtu? Jo! A keni studiuar apo çfarë profesioni keni? Kam mbaruar gjimnazin, shkollën e mesme! Atje ku jetoni ju në Rostushe, a ka shumë të rinj që kanë dal jashtë shteti. Po, ka shumë”
Sipas të dhënave të “Eurostatit”, mes vitit 1998 dhe 2011 në mënyrë legale më shumë se 10% e qytetarëve emigruan nga Maqedonia, kryesisht drejt vendeve të BE-së, si Gjermania, Italia, Austria, Sllovenia, por edhe drejt Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Australisë. Njëri nga qytetarët të cilin e takuam para ambasadës u shpreh i dëshpëruar nga autoritetet e shtetit për shkak siç tha ai ka qenë i kushtëzuar për punësim me librezë partiake. Andaj mbijetesën e sheh sa më larg prej këtu.
“ Ide e mirë nuk është, por duke pritur qe 20 vjet, nuk i kemi vjedh e as nuk i kemi tradhtuar. Por, ata na kanë tradhtuar na kanë bërë ‘gjizë’. Kush i ka fajet? Po dihet se kush i ka fajet! A mendoni se shteti nuk ka bërë aq sa duhet për juve? Asnjëherë nuk ka bë e as nuk bën dhe nuk do të bëj!
Ndonjë apel për rininë? S’ka apel, kush si ka mundësi le të ikin sa më parë se këtu s’ka bukë. Pa parti, pa librezë partiake s’ka asnjë gjë.
Jo, në punë jam, mirëpo mendojmë për më mirë. Do të thotë se nuk i kemi kushtet e mjaftueshme e as nuk shohim perspektivë këtu. Çfarë mendimi keni për rininë që po largohet? Nuk është mirë, por zori të shtynë të gjesh një të ardhme më të mirë.”
Të dhënat nga Banka Botërore tregojnë se në dekadën e fundit, 20% e popullsisë jetojnë jashtë vendit, në mesin e tyre ¼ e me diplomë universiteti e kanë braktisur Maqedoninë e Veriut. Këto shifra alarmojnë se vendi ka statistikat më të larta në Evropën Juglindore sa i përket migrimit.
Në mungesë të regjistrimit të popullsisë, Enti Shtetërorë i Statistikave nuk ka të dhëna për gjendjen reale. Por, sipas vlerësimeve të Forumit Ekonomik Botëror deri në fund të vitit 2018, pothuajse 70.000 shtetas të Maqedonisë ose 3,5% e popullsisë me më pak se 2 milion banorë, kanë marr shtetësinë bullgare për të punuar lirshëm jashtë vendit.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












