Lajme

Vazhdon rënia e infeksioneve: BAG raporton vetëm 756 raste të reja

Janë regjistruar 6 vdekje. Mesatarja 7 ditore është 2 të vdekur ose 41 për qind më pak se në javën e kaluar

Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 756 raste të reja  pozitive për koronavirusin në 24 orët e fundit.

Mesatarja e 7 ditëve është 729 raste ose 30 për qind më pak se në javën e kaluar. Incidenca 14-ditore aktualisht është 131.25 ndërsa shkalla mesatare pozitive 7 ditore, 3.9 për qind, transmeton albinfo.ch. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive ka mbetur e njëjtë.

Mesatarja  7-ditore e testeve është 22,348 teste në ditë, që është 22 për qind më pak se javën e kaluar.

BAG raporton 6 raste të reja të vdekjes në lidhje me Covid 19. Mesatarja 7 ditore është 2 të vdekur ose 41 për qind më pak se në javën e kaluar.

Aktualisht BAG raporton për 498 njerëz të cilët janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19, përcjell albinfo.ch. Kjo është 22 për qind më pak se në javën e kaluar.

Shtretërit e kujdesit intensiv të certifikuar në spitalet zvicerane aktualisht përdoren në masën 73.0 për qind. Ndërsa, përfshirë shtretërit ad-hoc,  68.0 përqind. Nga këta, 15 për qind janë të zënë nga të sëmurët nga Covid 19.