Lajme
Vazhdon trendi i rritjes në Zvicër: 2250 raste të reja dhe 23 të vdekur
Mesatarja e 7 ditëve është ngritur kështu në 1859 ose 15 për qind më shumë se në javën e kaluar
Në Zvicër po vazhdon trendi i rritjes së numrit të të infektuarve nga koronavirusi, i nisur rreth një muaj më parë. Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar sot 2,250 raste të reja që kanë rezultuar pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit.
Mesatarja e 7 ditëve është ngritur kështu në 1859 ose 15 për qind më shumë se në javën e kaluar, raporton srf.ch. Trendi aktualisht po tregon rritje.
Me trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 34 ditë. Incidenca 14-ditore aktualisht është 279.58.
Shkalla mesatare 7 ditore e pozitivitetit 7 aktualisht është 5.6 përqind, transmeton albinfo.ch. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive ka mbetur e njëjtë.
Numri i testimeve në një mesatare 7-ditore është 36,425 teste në ditë dhe kështu është rritur me 7 për qind krahasuar me javën e mëparshme.
BAG raporton 23 raste të reja të vdekjeve nga Covid-19 Mesatarja 7 ditore është 8 të vdekur, që është 16 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Aktualisht BAG raporton 926 persona të cilët janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19. Kjo është 13 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Shtretërit e kujdesit intensiv të certifikuar në spitalet zvicerane janë aktualisht 84.0 përqind të zëna, përcjell albinfo.ch. Ndërsa, po u llogaritën edhe shtretërit ad-hoc, niveli i shfrytëzimit është 75.0 për qind. Nga këta, 17 për qind janë të zënë nga të sëmurët nga Covid 19.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?
















