Shkurt.ch
Vazhdon trendi i uljes së çmimeve
çmimet për mallra dhe shërbime, në janar kanë qenë për 0.4% më të ulëta se në dhjetorin e vitit 2015, por 1.3 % krahasuar me janarin e vitit 2015
Në Zvicër edhe gjatë janarit ka vazhduar trendi i uljes së çmimeve, që ka dominuar edhe gjatë viitit të kaluar.
Kështu, çmimet për mallra dhe shërbime, marrë në përgjithësi, në muajin janar kanë qenë për 0.4% më të ulëta se në dhjetorin e vitit 2015, njofon srf.ch. Ndërkaq, siç njofton Zyra Federale për Statistikë, (BFS) çmimet në fjalë kanë shënuar rënie prej 1.3 për qind në krahasim me janarin e vitit të kaluar.
Rënia më e madhe e çmimeve gjatë janarit të këtij viti është regjistruar te karburantete e naftës, transmeton albinfo.ch. Ndërsa edhe shitja me çmime të zbritura i produkteve të veshmbathjes ka pasur ndikimin e vet të theksuar në trendin e përgjithshëm të zbritjes.
Sigurimet private dhe trafiku ajror po ashtu janë dalluar me çmime më të ulëta gjatë janarit 2016.
Është interesante se mallrat me burim vendor gjatë muajit të përmendur, kanë pasur një çmim mesatar më të lartë në krahasim me muajin paraprak, gjegjësisht plus 0.1%. Ndërsa gjatë tërë vitit kjo rritje ka qene 0.6%. Por mallrat e importuara në periudhën dhjetor 2015-janar 2016 kanë qenë 1.9% më të lira dërsa në periudhën janar 2015-janar 2016 plot 3.3%
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga Parlamenti Evropian ka miratuar të martën (7 korrik 2026) një reformë të madhe që ndryshon rrënjësisht... -
Rrezikohen orët e edukatës fizike -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit











