Bota
Vdekjet nga duhani, në rritje që nga viti 1990
Numri i vdekjeve që i atribuohet pirjes së duhanit, më shumë se 6,4 milionë në vitin 2015, u rrit me 4.7% gjatë të njëjtës periudhë
Numri i duhanpirësve të përditshëm dhe i vdekjeve nga duhani është rritur në mbarë botën që nga viti 1990, pavarësisht progresit në shumicën e vendeve, paralajmëruan shkencëtarët të enjten.
Një nga katër meshkuj nga viti 1990 në botë dhe një në 20 gra kanë qenë duhanpirës të përditshëm në vitin 2015, gati një miliard njerëz, sipas raportit të Global Burden of Diseases, e themeluar nga një konsorcium i qindra shkencëtarëve.
Kjo është një rënie e ndjeshme në përqindjen e duhanpirësve të përditshëm në krahasim me atë që mbizotëronte në vitin 1990, ku një në tre burra dhe një në 12 gra pinte duhan në mënyrë të përditshme.
Megjithatë, pavarësisht nga ky përmirësim, numri i duhanpirësve është rritur nga 870 milionë në vitin 1990 në mbi 930.000.000, për shkak të rritjes së popullsisë.
Synohen tregje të reja
Numri i vdekjeve që i atribuohet pirjes së duhanit, më shumë se 6,4 milionë në vitin 2015, u rrit me 4.7% gjatë të njëjtës periudhë.
Vdekshmëria mund të rritet edhe më shumë për shkak se kompanitë e mëdha të duhanit zhvillojnë në mënyrë agresive tregjet e reja, veçanërisht në vendet në zhvillim, paralajmëron një raport i botuar në revistën mjekësore “The Lancet”.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













