Kosova
Vdesin dy femra në një aksident në Prishtinë
Dy femra të reja kanë vdekur, ndërsa dy persona të tjerë janë në gjendje të rëndë nga një vetaksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 02:00, në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet i tipit Pasat që për shkaqe të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar.
“Lëndime të rënda trupore kanë marrë katër persona, ngasësi dhe tre pasagjerë. Dy nga pasagjerët nuk kanë mundur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidentit dhe në vendngjarje kanë ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimave: L.S. (femër) 23-vjeç dhe K. H (femër) 31-vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërsa ngasësi i automjetit dhe një pasagjer tjetër janë dërguar në QKUK, shkruan albinfo.ch
Me rastin po merren njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. Mësohet se dy femrat e vdekura në këtë aksident ishin punëtore të një banke dhe po ktheheshin nga ndeja e fundvitit.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












