Kosova
Vdiq Nazif Gashi, legjenda e boksit kosovar
U nda nga jeta ish-boksieri Nazif Gashi
Raportohet se ka vdekur në moshën 74-vjeçare Nazif Gashi, njëri prej emrave më të mëdhenj të sportit të Kosovës në histori, përcjell albinfo.ch.
Gashi ka pasur karrierë të pasur si boksier. Ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës që për shumë vjet dominoi në shtetin e dikurshëm federativ.
Për vdekjen e Gashit kanë njoftuar familjarët e tij.
Në vitet shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta të shekullit të kaluar, Gashi dhe boksierët e tjerë të Prishtinës kishin bërë krenarë gjithë Kosovën me paraqitjet e tyre.
I lindur më 1 tetor të vitit 1951, Nazif Gashi u bashkua me ekipin e parë të Prishtinës në vitin 1971.
“Unë kur kam ardhur në klubin e Prishtinës, kur kam hyrë në ekipin e parë, në vitin 1971, klubi vetëm sa kishte hyrë në Ligën e Parë të Jugosllavisë. Në atë kohë prej fundit të tabelës ne u bëmë kampion. Ishte një sukses i mirë, bëhej punë e mirë në klubin e Prishtinës, një ndryshim pozitiv. Pesë tituj rresht i kemi fituar”, tregonte Gashi.
Stili i boksit i Gashit dhe fitoret e tij të mëdha janë përmendur gjatë dhe përmenden ende nga tifozët besnikë të boksit.
Prej fitoreve më të famshme të tij ishte ajo e vitit 1974 në Beograd ndaj kampionit të atëhershëm të Evropës, Marjan Beneshi. E kishte mposhtur në kuadër të turneut “Doreza e Artë”.
Gjatë karrierës ka mposhtur edhe boksierë të tjerë të njohur në ish-Jugosllavi.
Në periudha të ndryshme ishte pjesë e Federatës së Boksit të Kosovës. Ishte edhe trajner i boksit e selektor, ndërsa për shumë vite i përshirë në bodibilding e fitnes.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit Ngjarja ndodhi në linjën Pescara–Milano railway, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat dhe dyshimet për akt të... -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve
Jeta në Zvicër
-
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? I njohur si “Top of Europe”, ky stacion në Zvicra është pikë kyçe për studimin e... -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore












