Sport
Vëllezërit Bajrami nga Lucerni organizojnë “K-1”
Licencën për organizimin e garës më prestigjioze në kickboksin botëror e ka marrë klubi „Team Bajrami" nga Lucerni
Siç bën me dije në një njoftim për medie Klubi Thai Kick-Box “Team Bajrami” në Zvicër që udhëhiqet nga vëllezërit Xhavit, Tefik dhe Ferid Bajrami, ky klub ka marrë licencën për organizimin e evenimentit më prestigjioz të kikboksit botëror, atë të K-1.
Pas rreth 2 muajsh bisedime vëllezërit Bajrami të mërkurën kanë marrë konfirmimin nga organizatorët e K-1 në Japoni se fitojnë të drejtën e organizimit të eventit në Zvicër për turneun e madh “K-1 World Max”.
Më datën 2 Korrik do të zhvillohet turneu “K-1 World Max – 70kg Swiss Tournament”. Në këtë turne do të marrin pjesë 8 kikboksierët më të mirë të Zvicrës. Fituesi i këtij turneu kualifikohet direkt në turneun e “K-1 World Max Europe” që do të zhvillohet në pranverë.
Promotor i aktivitetit është Tefik Bajrami. Ndërsa kampioni aktual i botës në kikboks, Xhavit “Gentleman” Bajrami (në versionet ISKA & WKN) do të marrë pjesë në super meçin e mbrëmjes. Gjentellmeni është direkt i kualifikuar në mesin e 16 më të mirëve të turneut që zhvillohet në Japoni.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
A priten vonesa dhe tollovi në aeroportin e Cyrihut? Pashkët dhe pushimet e pranverës janë ndër kohët e pikut. Kërkohet personeli, duke përfshirë ata nga...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër