Shkurt.ch
Vende për zanat: Më shumë oferta sesa kërkesa
Kompanitë janë duke luftuar për të gjetur të rinj për zanat
“Është një problem i madh”, pranon drejtori i Unionit për punësim, Hans-Ulrich Bigler. Ai aludoi për rritjen e numrit të kompanive të cilat kanë vështirësi të gjejnë të rinj për zanat. Sipas portalit zviceran për orientim shkollor, aktualisht më shumë se 14,000 vende janë bosh. Ky është një fenomen i ri. Sipas Zyrës Federale për Arsim Profesional dhe Teknologji, që nga viti 2011 oferta e vendeve është më i lartë sesa e kërkesave.
Pasojë e këtij deficiti është se zgjedhja e nxënësve për zanat bëhet gjithnjë e më herët, nganjëherë deri në një vit më parë. Kjo përzgjedhje e parakohshme zgjat fazën e ofertave dhe vë kompanitë nën presion, vlerëson gazeta “Der Sonntag”. Ndërtimtaria është sektori më i prekur nga kjo dukuri: aktualisht rreth 2.500 vende janë të lira. Për më tepër, punëdhënësit ankohen se shumë të rinj preferojnë të kryejnë shkollat e larta.
E-Diaspora
-
Nëse Kosova do të ndante çmimin për biznesmenin më kreativ të ri të diasporës për vitin 2026, ai do t’i takonte Leo Isenit Ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë... -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Nëse Kosova do të ndante çmimin për biznesmenin më kreativ të ri të diasporës për vitin 2026, ai do t’i takonte Leo Isenit Ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë... -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane -
16-vjeçarja e lënduar rëndë nga stuhia në Cyrih vazhdon të luftojë për jetën -
Stuhitë goditën dje Zvicrën, mbi 6.800 vetëtima











