Lajme
Vendet skeptike brenda BE-së, duan të provojnë shembullin e Britanisë
Britania vendosi të largohet nga BE me referendumin e 23 qershorit 2016, dhe prej atëherë komentatorët thonin se kjo mund të sillte një ‘efekt domino’ që do të tërhiqte dhe vende të tjera, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.
Por Brexit nuk duket se rezultoi vërtet ‘kutia e Pandorës’, të cilës shumë koka të Brukselit i trembeshin.
Por tashmë në kohën pas një pandemie lënduese, luftës në Ukrainë dhe krizës totale për mjete jetese, euroskepticizmi është ringjallur në kontinent, siç rezultoi kësaj jave në Suedi.
Kreu i partisë së dytë më të madhe në Suedi, Jimmie Akesson, shkroi kësaj jave se “ka shumë arsye që ne të rivlerësojmë anëtarësinë tonë në union”.
Akesson tha se “pushteti gjithnjë në zgjerim i BE-së do të thotë se politikanët gjermanë, polakë e francezë vendosin se çfarë makine ne duhet të blejmë, sa do të kushtojë nafta dhe cilën pemë mund të presim ose jo në tokën tonë”.
Por bashkë me të, duket se dhe anëtarët më të vjetër të unionit ruajnë dyshimet e tyre të drejta mbi përfshirjen e bllokut në çështjet e brendshme të kombeve të tyre, thuhet në analizën e rrjetit më të lexuar britanik Daily Mail.
Analiza përmend Greqinë si shembull për marrëdhënie të trazuar me bllokun që prej aderimit më 1981.
Kriza madhore e vendit që nisi në 2009, ka qenë një burim madhor tensioni mes Greqisë e partnerëve në BE.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, është përpjekur shumë të riparojë marrdhënien me bllokun, por partia e tij Demokracia e Re pritet të humbasë shumicën në zgjedhjet e këtij muaji.
Ndërsa dhe Italia që gjithmonë ka qenë ‘eurofile’ dhe nga anëtaret e para të BE-së është kthyer në një prej vendeve më rebele anti-evropiane pas goditjesh shkatërrimtare që mori nga pa ndemia dhe reagimi ngadaltë e i paefektshëm i Brukselit, shkruan britanikja Daily Mail.
Në vizitën e saj në Bruksel në fund të vitit, kryeministrja Meloni dha mbështetjen për unionin, por analistët thonë se po luan lojën e bllokut nga nevojat financiare të vendit, shkruan Daily Mail.
Franca ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të komplikuar me BE, edhe pse tashmë është anëtarja e dytë me më shumë influencë.
Vendi është aktualisht i përfshirë nga protesta kundër qeverisë së Macron, i cili konsiderohet një mbështetës i fortë i BE.
Një sondazh i shkurtit nga ‘Eurobarometer’ tregoi se 57 për qind e francezëve nuk kanë besim te BE-ja dhe 50 për qind janë pesimistë për të ardhmen e bllokut.
Në Suedi, lideri i partisë së dytë më të madhe në vend ndezi dje një tjetër debat euroskeptik kur tha se “është koha të rivlerësojmë marrëdhënien e vendit me BE”.
Jimmie Akesson tha se “pushteti gjithnjë në zgjerim i BE-së do të thotë se politikanët gjermanë, polakë e francezë vendosin se çfarë makine duhet të blejmë, sa do të kushtojë nafta dhe cilën pemë mund të presim ose jo në tokën tonë”.
Kreu demokrat suedez tha se vendi duhet të kërkojë më shumë përjashtime nga ligjet e BE-së si pjesë e rinisjes së marrëdhënieve me bllokun.
Akesson, partia anti-emigracion e të cilit ka influencë në qeverinë e qendrës së djathtë shkoi deri aty sa tha se “BE po shkon në drejtim të gabuar”.
Ai shkruante në të përditshmen vendase Aftonbladet:
“Shpejt zgjedhjet e përgjithshme në Suedi nuk do të kenë asnjë vlerë për vendin, dhe ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë”.
Akesson paralajmëroi se BE mund të vendosë të aplikojë më shumë politika liberale emigracioni në Suedi, edhe vendasit janë nga më pranuesit për çështjen.
Ndërsa në Hungari presidenti Viktor Orban është kthyer në një prototip evropian së fundmi, pasi megjithëse anëtar i BE-së e NATO-s, ruan një lidhje të fortë me Vladimir Putin dhe vazhdiisht kërkon zbutjen e qëndrimeve evropiane me Rusinë.
Brukseli ka vendosur kufizime financiare ndaj Hungarisë prej këtij qëndrimi, si dhe prej qëndrimeve në lidhje me të drejtat e njeriut, azilin, emigracionin dhe LGBT.
Sipas hulumtimit të Eurobarometer, 43 për qind e hungarezëve janë pesimistë për BE dhe 44 për qind nuk i kanë besë bllokut.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë Marrja e një pasaporte zvicerane së shpejti do të jetë më e lirë në Bazel. Berna... -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë”












