Lajme
Vendet e Ballkanit Perëndimor, në rend dite në samitin e BE-së
Sot, samiti i BE-së në Brdo diskuton për raportet me SHBA-në dhe Kinën si dhe mundësinë e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Theksohet se kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së nga dita e martë (05.10.) do të diskutojnë në Brdo të Sllovenisë marrëdhëniet me SHBA dhe perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit.
Në samitin në Slloveni do të jetë edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel. Konsultimet fillojnë të martën në mbrëmje në orën 19:00, me një darkë joformale në kështjellën neo-klasike në Brdo afër Kranjit. Sllovenia kryeson aktualisht Presidencën e radhës në BE.
Temat e samitit, sipas diplomatëve të BE-së janë: gjendja në Afganistan dhe raporti me SHBA-në dhe Kinën. Të mërkurën (6.10.) krerët e vendeve të BE-së do të konsultohen me kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Kosovës, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi.
Në këtë raund do të bisedohet për mundësinë e zgjerimit të BE-së. Për shkak të rezervave që kanë vende të ndryshme anëtare të BE-së, ky proces prej vitesh ka mbetur pezull./DW
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih Rreth 30 persona u evakuuan gjatë natës, ndërsa apartamenti i përfshirë nga flakët është bërë i... -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër













