Lajme
Vendet evropiane mbështesin më shumë shërbime të trenave të natës
Zvicra, Austria, Franca dhe Gjermania janë zotuar të rrisin bashkëpunimin në rrjetet ndërkufitare dhe të trenave të natës në shkallë të gjerë gjatë katër vjetëve të ardhshme, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch.
Në një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar nga ministrat e transportit të martën, vendet thanë se do të punonin mbi projektin “Trans-Europe-Express”, të drejtuar në nivelin evropian nga Gjermania.
Projektet parashikojnë një përtëritje të rrjetit trans-kontinental të përpunuar për herë të parë midis viteve 1950 dhe 1980. Bashkëpunimi këtë herë do të drejtohet nga shqetësimet mjedisore, nën moton “tren para aeroplanit”.
“Duke rritur numrin e trenave të natës dhe rrugëve kryesore, ne gjithashtu po kontribuojmë në qëllimet e mbrojtjes së klimës”, tha Peter Füglistaler, kreu i Zyrës Federale Zvicerane të Transportit.
Nga dhjetori 2021 trenat e natës duhet të jenë në lëvizje në linjat Vjenë-Mynih-Paris dhe Cyrih-Këln-Amsterdam.
Deri në vitin 2023 do të vijojnë lidhjet nga Vjena dhe Berlini për në Bruksel dhe Paris dhe deri në fund të vitit 2024 duhet të jetë e mundur të udhëtohet brenda natës nga Cyrihu në Barcelonë.
Derisa koronavirusi arriti në fillim të vitit 2020, kërkesa për trena natën po rritet në mënyrë të vazhdueshme, sipas Hekurudhave Federale Zvicerane, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Abdixhiku publikon pamje nga tubimi me mërgatën në Cyrih: “LDK është dashni” Kandidati i LDK-së për kryeministër ndau momente nga takimi me bashkatdhetarët në Zvicër... -
Berlin
Petrit Halilaj me ekspozitë në galerinë prestigjioze “Hamburger Bahnhof” në Berlin -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Në Milano mbahet pasditja poetike “Riabbracciando la Poesia” -
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra voton për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë” Propozimi synon kufizimin e rritjes së popullsisë dhe parashikon masa më të ashpra për migracionin dhe... -
Swiss do të heqë Prishtinën prej orarit të fluturimeve nga Gjeneva -
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit














