Bota
Vendet ideale për të shkuar për Shën Valentin
Destinacionet në Evropë janë të panumërta, por disa vende njihen si qytete të dashurisë
Shën Valentini është pranë dhe pavarësisht se vit pas viti rrezikon të bëhet një festë komerciale, ekzistojnë ende njerëz romantikë të lidhur pas simbolit të saj.
Mënyra më e mirë për ta festuar Shën Valentinin është zgjedhja e një destinacioni romantik dhe të shkëputeni nga gjithçka e të gjithë, shkruan ‘monitor’.
Destinacionet në Evropë janë të panumërta, por disa vende njihen si qytete të dashurisë. Megjithatë, ja disa ide për të festuar Shën Valentinin.
Lisbona
Lisbona është e përshtatshme për çifte që kanë shpirtin e aventurës dhe e jetojnë jetën gjithnjë me buzëqeshje. Lisbona, vend i argëtimit dhe kulturës i ndërthurur me romantizmin që karakterizon lagjen historike Alfama dhe Baixa është vendi ideal për një arratisje dashurie.
Verona
Verona është ndër destinacionet ku mund të rezervoni me rastin e Shën Valentinit. Një qytet plot romancë dhe histori ku mund të realizoni ëndrrat tuaja dhe të lini një gjurmë të dukshme në rrugën tuaj. Nëse vizitoni qendrën historike të qytetit do të jetë e pamundur të mos ndaleni poshtë ballkonit të Zhulietës dhe, ndoshta, të lini një letër që të tregojë hapat e historisë suaj të dashurisë duke e shndërruar tragjedinë e Shekspirit në një histori me fund të bukur. Çdo vit, në këtë periudhë, zhvillohet “Verona in love”, që përfshin një sërë aktivitetesh duke filluar nga 14 shkurti 2019.
Budapesti
Kryeqyteti i Hungarisë është një ndër destinacionet më të magjishme në botë. Çdo rrugicë dhe rrugë është kaq romantike veçanërisht në mbrëmje, kur Ura e Zinxhirit ndriçohet nga një dritë e butë dhe e ngrohtë, si zemrat e të dashuruarve e kalimtarëve që bashkohen në unitet në emër të dashurisë.
Venecia
Çfarë mund të jetë më romantike se një xhiro me gondola me njeriun e zemrës mes kanaleve të ndryshme të Venecias për të mbërritur më pas në Piazza San Marco? Venecia duket se nuk heq dorë nga cilësimi “qytet romantik” ku mund të kaloni një fundjavë të bukur me partnerin tuaj.
Pragë
Të humbësh në pasion është e thjeshtë në Pragë, falë bukurisë së papërshkueshme të saj. Në këtë qytet i cili përshkohet nga lumi Vltava do të jetë e pamundur të mos bëni një premtim dashurie mes ndërtesave gjithë stil dhe atmosferës magjike.
Vjenë
Të përshkosh rrugicat e qytetit të Princeshës Sisi në një karrocë, pranë njeriut të zemrës. Ky udhëtim do t’ju mbushë shpirtin dhe ndoshta do t’ju ndezë zemrën për të bërë një deklaratë dashurie. Kisha me arkitektura të mrekullueshme, kopshte, shatërvanë dhe peizazhe që reflektohen në Danub, në një vals vjenez gjithë ngjyra dhe muzikë që do t’ju befasojnë.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane














