Lajme
Vendet me më së shumti gazetarë të arrestuar, sipas CPJ
Të paktën 250 gazetarë janë të burgosur në botë. Në këtë drejtim prin Kina, si një vend autoritar që nuk e toleron pavarësinë e mediave, tha të mërkurën Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).
“Shumica e gazetarëve të burgosur janë akuzuar si “armiq të shtetit” apo për publikimin e “lajmeve të rreme”, theksoi organizata me seli në Nju-Jork.
CPJ ka identifikuar të paktën 48 gazetarë të burgosur në Kinë, një më shumë se në vitin 2018.
Si vende të tjera, ku ushtrimi i këtij profesioni është i rrezikshëm, janë: Turqia, Arabia Saudite, Eritrea, Vietnami dhe Irani.
CPJ: Gjatë një dekade në botë janë vrarë 318 gazetarë
Në vendin e dytë pas Kinës është Turqia me 47 gazetarë të burgosur, që shënon ulje të numrit për dallim nga viti 2018, ku numëroheshin gjithsej 68 gazetarë të burgosur. Mirëpo, ky nuk vlerësohet si përmirësim i vërtetë i gjendjes, pasi Ankaraja arriti të mbyllte më shumë se 100 media, duke ndjekur penalisht nën akuzat për “justifikim të terrorizmit”. Si pasojë, shumë gazetarë janë frikësuar dhe e kanë humbur vendin e punës.
“Dhjetëra gazetarë në Turqi janë në pritje të gjykimit, ndërsa të tjerët dënohen në mungesë dhe kërcënohen me arrest nëse kthehen në vendin e tyre”, theksoi Komiteti.
Arabia Saudite dhe Egjipti kanë nga 26 gazetarë në burg.
Në Arabinë Saudite 18 gazetarë janë burgosur, pa e ditur se për çfarë u akuzuan. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve është gjithashtu i shqetësuar për rastet e “rrahjeve dhe kequshqyerjes së të burgosurve politikë, përfshirë katër gazetarë”.
Rekomandojmë
U.S. — House Judiciary Committee Chair Jerry Nadler (D-NY) begins a House Judiciary Committee hearing on “The Justice Department’s investigation of Russian interference with the 2016 presidential election”, that U.S. Attorney General Barr was scheduled t
Bëhen publike akuzat kundër Trumpit
Rreziku nga punimet në rrugë
Rreziku nga punimet në rrugë
Lajmet e fundit
Ilustrim.
CPJ: Kina dhe Turqia me më së shumti gazetarë të burgosur
Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.
Hetuesit ukrainas konfirmojnë hetimet rreth tradhtisë eventuale të Poroshenkos
Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA.
Komiteti Gjyqësor diskuton artikujt për shkarkim të Trumpit para votimit përfundimtar
Më shumë lajme
Përzgjedhja juaj
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













